Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Shqiptaret i perkasin njerit prej kombeve me te vjeter te Evropes. Nga 1250
B.C. deri ne 168 B.C., Shqiperia eshte banuar nga 14 konfederata te fiseve
Pellazge, te udhehequr nga Mbreter qe e shikonin para-ardhjen e tyre nga
Akili. Ketu eshte nje rishikim i shkurter i rruges komplekse te Historise
Shqiptare qe nga kohet e hershme e deri ne mes te shekullit te 19te.
Mbreteria e Ilireve e arriti zenitin e saj ne shekullin e 4te B.C., nen
mbreterine e Bardhylit (Ylli i Bardhe). Me vone mbreteria e tij u mund dhe u
aneksua nga Filipi i II-te, babai i Aleksandrit te Madh, ne 358 B.C. Pas
vdekjes se Aleksandrit te Madh, Iliret u cuan kunder Maqedonasve dhe
Grekeve. Ne 312 B.C. Mbreti Ilir Glaus deboi kolonizatoret Greke nga ishujt
e Korfuzit dhe nga Epidamnus (apo Durrachion, apo Durazzi, apo Dyrrahium,
apo Durres).
Gjate dy lufterave Ilire te 229 dhe 219-tes B.C., Romaket munden te
aneksonin pjesen me te madhe te Ballkanit Perendimor. Megjithe kete
Mbreteria Ilire mbijetoi deri me 180 B.C. kur Dalmatet e deklaruan vetveten
e tyre te pavarur dhe krijuan republiken e tyre te pavarur, e cila u pushtua
nga Perandori Augustus ne 9 A.D., ne te njejtin vit ne te cilin legjionet
Romane ne Gjermani u thyen nga Herman Saksoni.
Ne 171 B.C. Mbreti i fundit Ilir, Genti u zu rob ne rrethinat e Skutarit
(Shkodres) dhe u dergua si rob ne Rome. Mbreteria e tij u nda ndermjet tre
provincave Romane te Dalmacise, Maqedonise dhe Epirit. Gjate historise se
Romes, pese Perandore Roman – Diocletiani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probus
dhe Konstandi i I kishin origjine Ilire.
Shqiptaret e hershem te mesjetes dolen nga kaosi i shkaterrimit te
Perandorise Perendimore Romane si pasardhes te fiseve te Dardaneve dhe
Feoneve, te cilet jetuan ne Ilirine e siperme dhe ne Trake deri ne kohet e
pushtimeve massive te Goteve Gjerman, qe morren pjese ne trojet Shqiptare
gjate shekullit te katert A.D.. Ne fund te shekullit te gjashte, Trako –
Iliret u c’vendosen nga dyndjet e Avareve, Anteve dhe fiseve Bullgare
Turko-Ugrike te sllavizuarva.
Vendi i fundit ku Iliret gjeten strehim ne keto dyndje barbare ishin Malet e
Epirit, Thesalise, Maqedonise Perendimore dhe Dalmacise. Ne 535, ushtrite e
Perandorit Bizantin Justinian e pushtuan Ilirine dhe Moesine dhe debuan
Gotet, Lombardet dhe Gepidet nga trojet Ilire. Por 100 vite me vone,
Perandori Heracliu i II-te ftoi fiset gjysem te egra te “Sorbianeve” (Srbi,
Serbet) dhe “Khrobates” (Hrvati, Kroatet) nga Kiskarpathia, te cilet te
udhehequr nga lideret e tyre pushtuan territoret e Silezise se sotme dhe te
Polonise Jugore, vende te braktisur nga Vandalet Gjerman dhe Ostragotet.
Perandori Bizantin i vendosi ata (sllavet) ne Ballkanin Perendimor si
mbrojtes te Konstandinopojes nga Avaret.[i]
Pas kesaj, Serbet, Kroatet dhe fise te tjera Sllave, shume shpejt dynden
Moesine, Traken, Maqedonine dhe Greqine, biles sulmuan edhe Kreten.
Megjithate Bizantinet i nenshtruan ata. Por Bullgaret (Bolgars, Volgars),
nje rrace me origjine nga Turqit Altaik dhe rraces Urgike te bashkekohesve
te tyre Mordovins dhe Çuvasheve ne Rusine Veriore, i nenshtruan Serbet ne
fund te shekullit te nente. Cari i tyre, Simoni i Madh (A.D. 893 – 927), i
konvertuar ne Kirshterizmin Ortodoks, e zgjeroi mbreterine e tij nga malet
Karpate e deri ne detin Adriatik, duke perfshire ketu Shqiperine, Kosoven,
Serbine dhe Malin e Zi te sotshem.
Kjo Perandoria e re Bullgare u shkaterrua ne betejen e Kleidonit ne 1014 nga
Perandori Bizantin Basili i II, i cili urdheroi masakrimin e 10.000
Bullgareve te zene rober te luftes duke i qerruar nga syte.
Kronikat Islamike te mesjetes i identifikuan te paret e Shqiptareve me fiset
Arabet e Krishtere te cilat emigruan ne zemer te Bizantit pas Islamizimit te
hershem te Sirise, Palestines, Jordanise dhe Hixhazit. Shkrimtaret e hershem
Arab te periudhes klasike Islame i diten mjaft mire ndarjet gjeografike te
Ptolemeut te Aleksandrise, i cili fiset Ilire “Albanoi” i pershkroi si
banore agresive qe jetonin ndermjet Dyrrahut-Roman e Albanopis-it.
Muslimanet e shekullit te nente te Andaluzise (ne Spanjen pas-Vandalike) dhe
Sicilise gjithashtu i njohen mjaft mire Sakalibet, apo Sllavet, te cilet si
skllever militant dhe aleat te Avareve pushtuan pjesen Ilire te Ballkanit ne
shekullin e shtate A.D.
Sllavet nomad dhe fiset e Sllavizuara Kroate sebashku me Serbet, i detyruan
barinjte Shqiptar qe te braktisin vendet e tyre antike ne Arbanon, ne veri
te Liqenit Oher. Kjo gje coi fiset Shqiptare qe te fortifikojne vetet e tyre
ne kodrat e Ilirise Jug-Perendimore. Eshte e mundur qe disa Arab te
Krishtere emigrant nga Siria te kene jetuar ne Maqedoni gjate shekullit te
shtatet A.D. Ekziston mundesia qe ata tu jene bashkangjitur Shqiptareve ne
kete periudhe ne ngujimet e tyre te reja ne Epir, Thesali dhe Shqiperine e
siperme. Burimet Bizantine te kesaj kohe, konfirmojne se fisi i
Krishterizuar Arab i Banu Ghasaneve i udhehequr nga Xhabal bin Al-Ahyan i
mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria gjate marrjes se Sirise nga Muslimanet
dhe u prit nga Perandori Kostandin II ne Maqedoni. Disa historiane
spekullojne se Perandori Nikoforus i I qe komandoi Kostandinopojen ndermjet
A.D. 802 dhe 811, ishte vete pasardhes i Xhabalit, i fundit i fisit te
Ghasanideve.
Gjate periudhes se Khalifit te famshem Abasid, Harun al-Rashid ne Bagdad,
edhe shkollaret me serioz Arab besonin se Arnautet e Shqiperise ishin Arabet
Ghasanid nga Siria apo Berbere nga Afrika Veriore, te cilet “te verbuar nga
xhahilieti para-Islamik” u kthyen ne krishtere. Ata kaluan detin Mesdhe dhe
u vendosen ne token e Romaneve.[ii]
Pas renies se shtetit Islamik te Sicilise, shume Musliman Arab dhe Berber
rrefugjate te luftes, kaluan detin e ngushte te Adriatikut dhe gjeten
strehim ne Shqiperi via Raguzes (Dubrovnikut). Sa eshte numri i te
shpetuarve nga masakra religjioze kunder Muslimaneve te shperngulur nga
qyteti Pulian i Luceres (A.D. 1300) te cilet shpetuan nga shpata Krishtere
dhe gjeten strehim ne kodrat e Shqiperise eshte nje subjekt i hapur ndaj
debatit historik.[iii]
Padyshim se disa mbijetues Musliman nga “safe heaven-i” (qielli i sigurt)
mesjetar i Luceres arriten te vendosen dhe streohen ne republiken e pavarur
te Raguzes, e cila ne te kaluaren kishte patur marredhenie mjaft te mira
tregtare me Siciline Islamike. Nese gjenerata e trete e ketyre rrefugjateve
Muslimane nga Sicilia dhe Pulia mbijetuan si Musliman apo si Kripto-Musliman
ne Malet Shqiptare, sigurisht qe ata do te kene qene ndermjet atyre njerezve
qe ne menyre entuziaste mirepriten trupat Turke te udhehequra nga Jakut
Pasha dhe nga Hoxha Firouz, ne kryeqytetin Shqiptar te Krujes (Aksa Hicar)
ne 1396.
Shqiperia e vjeter e Madhe e mesjetes u ka pat ndare ne dy grupe linguistike
kryesore: Geget dhe Tosket. Emri i te pareve i shkon Shqiptareve te Veriut
te Shqiperise dhe i dyti Jugoreve. Geget jane malesore qe jetojne ne zonat e
Shkodres, ne Kosove, gjithashtu ne Diber, dhe ne qytetin e Maqedonise ne
Uskub (Shkup). Ata ndoshta jane, pasardhes te fiseve Ilire te Penestit dhe
Linkesti.
Disa nga fiset Gege, si Miredita, Grudi, Kelmendi dhe Kastrati qendruan
katolike nominal. Megjithate shumica e Gegeve gradualisht pranuan Islamin ne
shekullin e 15te. Geget Musliman dhe Krishtere kane nje tradite te gjate
hakmarrjesh me rituale te vjetra qe kerkojne gjak per cdo te vrare, rrembim
femre apo per fyerje.
Gjakemarrja (mes Gegeve) eshte e sanksionuar nga ligji para-Islamik i Leke
Dukagjinit qe quhet “Ligji i Vjeter.” Sipas ligjit te Lekes, burri Shqiptar
eshte totalisht i pergjegjshem per sigurine e miqve te tij. Dhe vrasesi ne
mbrojtje te nderit sipas Ligjit te Vjeter nuk mund te shihet si vrasesi qe e
nis gjakesine. Gjaksori, apo vrasesi, zakonisht penalizohet duke ia vene
shtepine ne zjarr.
Ne fillimin e shekullit te 20te me shume se 75% Gegeve Shqiptare ishin Sunni
Musliman, dhe rreth 10% e tyre ishin ndjekes te kultit Dervishler te
Bektashive.
Tosket Jugore te Shqiperise jetojne ne Janine (Epiri i Vjeter) dhe Preveze,
dhe ne zonen e Permetit. Ne shekullin e 14te A.D., mercenaret Shqiptare te
zoterinjeve Latin ne Greqi emigruan ne Epir dhe infiltruan ne Thesali, More
dhe ne shume ishuj te Egjeut, ku ata u vendosen dhe stabilizuan kolonite e
tyre.
Keto koloni Shqiptaresh mjaft te Helenizuar kishin privilegje speciale nga
Turqit. Megjithate shume prej tyre migruan ne Pulia, Kalabri dhe Sicili, ku
ata iu bashkuan katolikeve te ashper Arberesh, te cilet u larguan nga
Shqiperia e Mesme pas renies se rrebelimit te Skenderbeut.[iv]
Shumica e Toskeve, u konvertuan ne Islam heret ne shekullin e 15te.
Megjithate shume prej tyre e pranuan Islamin shume kohe perpara pushtimit
Turk te Shqiperise se poshtme. Ne Evropen e Krishtere Mesjetare, nderrimi i
fese nuk ishte ndonje problem i madh teologjik per shumicen e njerezve te
thjeshte, te cilet nuk e trajtonin Islamin dhe Krishterizmin si dy
religjione te kunderta ne doktrina. Per masat e Krishterizuara te Evropes,
Islami dhe Krishterizmi, ashtu si Ortodoksia dhe Katolicizmi, apo me vone
Katolicizmi dhe Protestanizmi, ishin me shume dy sisteme te ndryshme te
riteve religjioze. Per me teper popullariteti i para-Manikean dhe “herezive”
semi-te Krishtera te cilat linden dhe rrezatuan ne Ballkan inspiruan shume
heretike influencal ne Perendim. Katharet [paraardhes te Albigensianeve-ed]
dhe Paterenset ishin mjaft te perhapur ne tokat Mesdhetare ndermjet Pireneve
dhe Maleve Rodope. Eshte mjaft veshtire qe te besosh se Shqiperia nuk eshte
prekur nga keto levizje religjioze. Por ne mundet qe te spekullojme vetem
per ekzisten e Bogumileve (Theofilet) dhe Babuneve ne Shqiperi. Ndoshta disa
Shqiptare u ndikuan nga disidentet Ballkanik Kishtare te cilet nuk e pranuan
autoritetin e Peshkopeve Katolik dhe te Patriarkeve Ortodoks. Malet e
Shqiperise ishin nje vend ideal per strehimin e te Krishtereve disidente te
denuar nga inkuizitoret e Papes qe i denon ne zjarr. Urdheri shpirteror
Franceskan dhe ndjekesit e Joakimit te Flores nga Kalabria-te pabidnur ndaj
Papes Xhon XXII-ndertuan komunat e tyre ne malet e Shqiperise. Malet e
Shqiperise ishin nje vend ideale per mistiket Krishtere te koherave te
hershme.
Perhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishes Ortodokse dhe
Katolike) ka lene rrenje te thella ne historine e lashte te Shqiperise.
Sipas tekstit te Testamentit te Ri (Romanet 15:19), Shen Pali fene e re
Krishtere te cilen ai e formoi e predikoi ne Durrachium (Durres). Qytetet e
Shkodres (Scodra), Vlores (Aulon, Avlona), dhe Prevezes (Nicopolis) u kthyen
ne dioqeza te Peshkopeve Ilire. Por Iliret ne pergjithesi ishin mjaft
armiqesor ndaj Krishterimit, dhe Perandoret me origjine Dalmate Decius dhe
Dioceletan i persekutuan pameshire ndjekesit e Palit. Ne vitin 311 A.D.,
“emri Krishterim u zhduk” nga Epiri dhe Dalmacia.
Megjithate, pas deklarimit te Krishterimit si fe shteterore te Romaneve nga
Kostandini, Peshkopet Katolik ndertuan kishat e tyre ne Praevlis (Shqiperine
e siperme) dhe Maqedoni. Ishte Shen Jeromi (Hieronumus) nga qyteti Dalmat i
Stridonit, ai qe perktheu ne Latinisht, shkrimin e Krishtere nga shkrimet
Greke.
Ne shekullin e 9te, pas pushtimeve shkaterruese nga Avaret dhe Sllavet,
Shqiperia u pushtua nga Bullgaret turq, te cilet ishin Sllavizuar dhe
Krishterizuar ne 865. Khani i tyre, Samueli, e pushtoi Shqiperine 26 here,
por ne 1018, Perandori Vasilis II, “Bullgar Vrasesi”, i mundi ata dhe e
rivitalizoi pushtetin Bizantin mbi Ballkan. Nen pushtimin Bullgar,
Shqiptaret katolike u konfuzuan nga lufta teologjike ndermjet Papes,
Nikolles se I, dhe Patriarkut Fotius. Kur devijimi Lindor me ne fund e ndau
Krishterimin ne kishat Greke dhe Romane (1054), Krishteret Shqiptare te
Praevalisit u deklaruan te jene katolike, dhe kusherinjte tyre ne Epir
qendruan nen autoritetin religjioz te Patriarkanes Greke. View High Resolution
Order Prints & Gifts
Create Your Own Site